Një vezë, krejt e zakonshme, është ajo që ka thyer rekordin e vendosur nga Kylie Jenner për foton më të pëlqyer në historinë e rrjeteve sociale, duke shënuar kështu një prej rasteve më bizare të çmendurive virale.

“Buzzfeed News” raporotn se llogaria pas postit ultraviral pretendohet se drejtohet nga një “pulë” nga një fshat i Britanisë, e cila quhet “Henrietta”.

Deri më tani rekordi për foton më të pëlqyer online mbahej nga fotoja e Kylie Jenner, e postuar me 7 Shkurt të vitit 2018, pasi u bë nënë për herë të parë. Fotoja është pëlqyer nga më shumë se 18 milionë persona.

 

 

View this post on Instagram

 

stormi webster 👼🏽

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Por fronin ia mori veza e postuar më 4 Janar. Deri në mëngjesin e të dielës, fotoja e vezës kishte marrë 9 milionë pëlqime. Por më pas, veza ka marrë pothuajse 1 milionë pëlqime për çdo orë që kalonte. Aktualisht, veza më e famshme në botë ka më shumë se 27 milionë pëlqime.

“Le të vendosim një rekord të ri botëror sëbashku me foton më të pëlqyer në Instagram duke thyer rekordin aktual që mbahet nga Kylie Jenner (18 milionë)”, shkruhej në postimin që tashmë ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Dhe… “misioni përfundoi”, siç komentuan shumë. Identiteti i personit pas vezës mbetet ende i panjohur, por sfidës i është përgjigjur edhe vetë Kylie Jenner, e cila shfaqet në një video të postuar online duke thyer një vezë dhe duke e “pjekur” në asfalt.

 

 

View this post on Instagram

 

Take that little egg

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

/tvklan.al