Në Norvegji, ekipi i futbollit Bryne prej disa javësh po vlerëson me çmime jo të zakonta lojtarin më të mirë të ndeshjes.
4 bikerina vezë, mish derri apo së fundi një qengj i janë dorëzuar atij që ka spikatur në fushën e lojës.
Bryne përfaqëson një qytezë me pak më shumë se 12 mijë banorë në perëndim të Norvegjisë ku aktiviteti kryesor është bujqësia dhe blegtoria.
Kjo skuadër në këtë mënyrë ka vendosur të mbështesë komunitetin, duke bërë të njohur produktet e tyre, ndërsa tifozët janë me mijëra çdo javë në stadium.
Bryne ka patur kulmin në vitet 80’ ku ka fituar Kupën dhe është përfaqësuar në turnetë kontinentalë.
Në këtë skuadër u formua dhe nisi karrierën Erling Haaland.
Tv Klan