Përbërësit:

200 gr mish i grirë

200 gr bukë e grirë

8 vezë thëllëze

3 vezë normale

Trumzë

Rozmarinë

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim fillimisht vezët e thëllëzës të ziejnë. Vendosim në një tas mishin e grirë dhe shtojmë në të rozmarinë, trumzë, majdanoz dhe vaj ulliri. Ndërkohë që e përziejmë shtojmë edhe 2 vezë thëllëze dhe pak bukë të grirë. Vazhdojmë i përziejmë derisa të formohet një masë në formë brumi.

Në një tavë vendosim disa feta buke, i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i fusim në furrë që të theken. Nxjerrim nga uji vezët e thëllëzës, i qërojmë dhe i mbështjellim me mishin e grirë që përgatitëm me erëza. I bëjmë në formë sferash, i kalojmë në miell, vezë dhe bukë të grirë dhe më pas i skuqim. Në një tas vendosim pomodorini të grira, shtojmë majdanoz, kastraveca turshi të grirë, vezë thellëze të ziera, kripë, piper dhe vaj ulliri për të shoqëruar vezët e mbushura.

Vendosim në pjatë fillimisht brusketat, mbi to vendosim sallatën dhe më pas vezët e mbushura të thellëzës.

/tvklan.al