UÇK-ja u kërkoi diplomatëve perëndimor tërheqjen e policisë serbe nga disa pozicione në krahinë. Komunikata 64 e UÇK-së ka deklaruar se janë qartësuar pozionet e tyre në Kosovë duke shënjuar dhe rrugët ku nuk duhet të patrullojë pasi pengon lëvizjen e lirë.

Një funksionar i UÇK-së para dy javësh kishte kërkuar tërheqjen e policisë nga lokalitetet e Malishevës, Serbicës dhe Gllokoqit si dhe nga Kaçaniku me shkakun se ata janë të populluara 100% me shqiptarë. Gjithashtu UÇK-ja akuzon për vrasjen e 13 shqiptarëve, mes tyre dhe një anëtari të saj.

Sot kanë mbërritur dhe 60 verifikues të OSBE-së në Prizren duke e çuar numrin e tyre në këtë qytet në rreth 110 vetë. Daniel Server, punonjës i Institutit Amerikan të Paqes, pas një vizite në Ballkan ka deklaruar se gjendja në Beograd dhe Prishtinë ishte me të vërtetë e dëshpëruar. Aty bie në sy një polarizim dhe përçarje e forcave politike saqë në pranverë ekziston rreziku i rifillimit të luftimeve./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori