Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Viçi i rrallë me dy kokë nuk ka ngordhur, por është shëndosh e mirë në fshatin Gjoçaj të rrethit të Elbasanit. Gazetari ynë në këtë rreth, ka verifikuar dje një lajm të shpërndarë nga ATSH, sipas të cilit, kafsha e çuditshme kishte ndërruar jetë nga pamundësia për t’u u ushqyer. Madje e zonja e viçit Zengjine Muça, ka mohuar gjithashtu, një tjetër lajm të publikuar disa ditë më parë sipas të cilit, një shoqatë e huaj kishte paguar për të studiuar kafshën e rrallë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori