Arturo Vidal është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Mesfushori kilian firmosi për 3 sezone, pas një përvojë 3-vjeçare te Bayern Munchen. Sipas mediave, prezantimi i tij pritet të bëhet javën e ardhshme pas vizitave mjekësore. Vidal shikohet te Barcelona si zëvendësuesi i Paulinho, i cili u largua këtë verë në huazim te kinezët, Guangzhou Evergrande.

“Urojmë që Vidal të sjellë energji në mesfushë. Ne e dimë që është një lojtar me përvojë. Ai ka patur rezultate të mira me ekipet ku është aktivizuar. Jam i sigurtë që do të bëjë mirë me ne”,

u shpreh trajneri i Barcelonës, Ernesto Valvedere.

Kampionati spanjoll do të jetë një përvojë e re për Vidal pas atij kilian, italian dhe gjerman. Ai ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij, por i mungon Champions League, që shpreson ta arrijë me Barcelonën. Interesim për 31-vjeçarin treguan edhe Inter e Milan, por nuk u vlerësuan si të përshtashme për lojtarin. Arturo Vidal është përforcimi i pestë për merkaton e verës Arthur, Malcom, Lenglet  dhe Rafinha. Ky i fundit u kthye nga huazimi.

Tv Klan