Është shndërruar në sensacion global interpretimi i kësaj 13-vjeçareje britanike në audicionet e America’s Got Talent. Courtney Hadwin mahniti aq shumë jurinë me këngën e Otis Redding Hard To Handle, sa Howie Mandel shtypi pulsantin e artë, që e çon konkurrentin direkt në finale.

Ajo fillimisht u paraqit e ndrojtur, por menjëherë më pas ka shpërthyer me vokalin dhe performancën. Simon Cowell, i njohur për ashpërsinë e tij në komente, e krahasoi me një luan performancën e 13-vjeçares, duke e quajtur thjeshtë të pabesueshme.

Vjen nga një tjetër epokë, tha dikush nga juria dhe të tjerë e kanë krahasuar me emra të mëdhenj të muzikës, si Janis Joplin. Moment emocionues ishte edhe përqafimi me babain, lotët e të cilët përloten të pranishmit në sallë.

Tv Klan