Një trafikant shqiptar i drogës ka rënë në pranga të policisë. Policia italiane ka arrestuar shqiptarin Elton Rrapo 34 vjeç, si dhe bashkëpunëtorin e tij, një fermer italian, Nicola Sotana 42 vjeç.

Pas kontrollit të bërë në banesën e këtij të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 20 kg marijuanë dhe një kg heroinë, të cilat ishin fshehur në një frigorifer ku mbante ushqimet.

Lënda narkotike kapte vlerën prej 70 mijë euro. Gjithashtu atij ju gjetën edhe tre pushkë gjuetie të cilat i mbante pa leje. Shkak për zbulimin e trafikantëve u bë aksidenti ku u përfshi 34 vjeçari shqiptar.

Shqiptari teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Pegout”, për shkak të shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime përveç dëmeve materiale. Për të tërhequr makinën në ndihmë i ka ardhur edhe italiani Nicola Sotana. Policia më pas ka hetuar lidhjet e tyre dhe ka zbuluar trafikun e drogës.

/tvklan.al