Një vajzë është “përdhunuar virtualisht” nga një i huaj në aplikacionin e Meta-s, Horizon Worlds. Sipas pretendimeve një person tjetër “shikonte dhe kaloi një shishe vodke” pavarësisht situatës.

SumOfUs, një organizatë jofitimprurëse që bën fushata për të frenuar fuqinë në rritje të korporatave, dërgoi një studiuese 21-vjeçare në botën virtuale këtë muaj. Rreth një orë pas përdorimit të platformës, avatari i saj u sulmua seksualisht gjatë një përvoje që ajo e quajti “çorientuese dhe konfuze”.

Duke folur për MailOnline, një zëdhënës i Meta theksoi se studiuesja nuk kishte aktivizuar opsionin Personal Boundary, një opsion sigurie që është i aktivizuar si parazgjedhje dhe parandalon që personat që nuk janë miq në platformë të vijnë brenda avatarit tuaj.

“Ne nuk e rekomandojmë çaktivizimin e funksionit të sigurisë me njerëzit që nuk i njihni”, tha zëdhënësi.

Horizon Worlds u publikua nga Meta në Dhjetor dhe i lejon përdoruesit të mblidhen me persona të tjerë, të luajnë lojëra dhe të ndërtojnë botët e tyre virtuale.

Mark Zuckerberg do që ta transformojë platformën në një “metaverse”, një hapësirë kolektive të përbashkët virtuale që përmban avatarë të njerëzve të vërtetë./tvklan.al