7 nota, disa tasta dhe një piano mjaftojnë për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen e saj. Edhe pse kurrë nuk e ka parë sesi duket ky instrument muzikor, Vasilika i ka dedikuar 15 vite te jetës pianos që vetëm me imagjinatë arrin të përfytyrojë shëmbëlltyrën e saj.

Çdo ditë ajo vjen nga qyteti i Elbasanit për të studiuar në dyert e Akademisë së arteve, e shoqëruar gjithnjë nga babai i saj, pasi në rrugët e Tiranës ndihet e pasigurt për të ecur vetëm. Edhe pse për 15 vite  që vjen në kryeqytet, e ka mësuar përmendësh rrugën që e çon drejt pasionit të saj, muzikës.

Por si ka nisur loja e saj mbi tastat e pianos?

“Filloi e gjitha si lojë si për të kaluar kohën e lirë…”

Për shkak vështirësisë së saj fizike Vasilikës i duhet gjithnjë ndihma e dikujt për të përshtatur pjesët muzikore.

Edhe pse has shumë vështirësi gjatë përditshmërisë përkrahja e shoqërisë e ka bërë që gjithnjë të ndihet e njëjtë me ta.

Madje edhe në rrjetete sociale apo në përdorimin e teknologjisë.

Tashmë Vasilika po ndjek shkollën për pedagogji në Akademinë e Arteve duke shpresuar që të mundet të mësojë brezat e rinj në rrugën e muzikës.

Së fundmi Vasilika ka mundur të vërë në skenë pjesët e saj të preferuara dhe të performojë përpara publikut që e përshkruan me sytë e mendjes

Apasionata dhe copëza të tjera të përzgjedhura pushtuan sallën e  Akademisë së Arteve për 2 orë nga duart e pianistes 28-vjeçare.

Për të gjithë ata që mund ta mendojnë këtë  një mision të pamundur, Vasilika ruan një mesazh.

“Muzika shijohet më tepër duke e dëgjuar dhe duke e ndjerë se sa duke e parë, kështu që nuk është problem kjo pjesë.”

Gazetare: Megi Fagu

Klan Plus