Një drejtues automjeti është vënë në pranga, pasi ka tentuar të korruptojë duke i ofruar ryshfet policit rrugor.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Ferdinant Konda, 52  vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.

Ky i fundit është ndaluar në segmentin Rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, pasi drejtonte mjetin tip BMW me targa AA 766 BA, 60 km/orë mbi normën e lejuar të shpejtësisë, dhe në përpjekje për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit, i ka ofruar punonjësit të  qarkullimit shumën prej 5.000 lekësh të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Korrupsioni aktiv” ./tvklan.al