Eduard Meta, banues në Kamëz denoncon në “Stop” se qysh në muajin Nëntor ka çuar në zyrën e Kadastrës dokumentet për një certifikatë pronësie, por 7 muaj më vonë, ende nuk ka një përgjigje.

Drejtoresha e zyrës së Kadastrës, Fatmira Pane thotë që dokumentet janë në zyrën e kryetarit Xhelal Mziu. Gazetarja e emisionit përball qytetarin Meta me drejtoreshën e Kadastrës, e cila më në fund pas 7 muajsh denjon të përgjigjet se, zotit Eduard Meta i duhet edhe një deklaratë noteriale.

“Jam Eduard Meta, banues në Kamëz dhe kam sjellë një shkresë në datën 22 Nëntor 2017, që atëhere ka 6-7 muaj dhe s’kam marrë asnjë përgjigje. Për të marrë një certifikatë pronësie kam ardhur te Bashkia e Kamzës, për të firmosur një gent-plan, me të cilin i drejtohem zyrës së Kadastrës, Fatmira Panes, e cila ka 7 muaj që s’më ka kthyer përgjigje. Gent-planin duhet ta firmoste Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë, por nuk e di çfarë ka ndodhur me atë shkresë, s’është marrë përgjigje akoma. Erdha ditën e parë, asistentja e Kadastrës tha nuk ka asnjë përgjigje akoma”.

Qytetari-Ka 6 muaj për një firmë.

Asistentja– E di, e di atë muhabetin tënd unë..

Qytetari-Po një përgjigje, a ka? Çfarë thotë drejtoresha? Kryetari a e ka firmos, a jo?

Asistentja-Ja të pyesim lart..

Qytetari-Po lart ishe, ta pyes thotë… vjen këtu për të marrë një përgjigjie, unë s’e kuptoj!

Asistentja-Po nuk ishte…

Qytetari-Po më thanë atje (tek sporteli) më njoftuan, që dil për Kadastrën. Dil atje, të japin informacion.

Asistentja-Ja një sekondë…

Qytetari-Ok! Po pres. Ka që në mëngjes.

Drejtoresha e Kadastrës, Fatmira Pane

Qytetari- O Mira, çfarë u bë me atë shkresën?

Drejtoresha– Çfarë shkrese po më thua?

Qytetari-Si çarë shkrese?

Drejtoresha-A të kam thënë, që e kam çu për firmë?

Qytetari-Po kur do të firmoset ajo?

Drejtoresha-S’e di.

Qytetari-A duhet ta ndjekësh ti, a kush e ndjek këtu?

Drejtoresha-Të dali, kur të dali.

Qytetari-Po si kur të dali? 6 muaj, një zgjidhje, një shpjegim e jep robi.

Drejtoresha-Edhe ai (Kryetari Xhelal Mziu) ka shpjegimet e veta. Cfarë të të them unë?!

Qytetari-Mirë, mirë se ke…unë thashë, nesër keni “Stopin” këtu! Unë e kam ndarë trunin.

Për rastin në fjalë, “Stop” i është drejtuar Bashkisë për të marrë një përgjigje se kush është arsyeja që prej 7 muajsh, qytetarit Eduard Meta nuk i është kthyer një përgjigje nga ky institucion.

Gazetarja: Zonja Pane, si përgjegjëse e zyrës së Kadastrës në Bashkinë e Kamzës, kemi një ankesë nga qytetari Eduard Meta, i cili më 22 Nëntor 2017 ka sjellë një dokumentacion, një gent-plan dhe kërkon nga ana juaj si Bashki që ta firmosni, konkretisht kryetari Mziu.

Çfarë ka ndodhur me këtë rast? Pse nuk i është kthyer qytetarit 7 muaj përgjigja për këtë rast?

Fatmira Pane: I është vonuar përgjigja sepse qytetari ka pas për të bërë deklaratë noteriale, midis kufitarëve.

Gazetarja: Ti e ke vënë në dijeni qytetarin?

Fatmira Pane: Po e kam vënë, e kam vënë në dijeni duke komunikuar…

Gazetarja: Çfarë do bëhet me rastin?

Fatmira Pane: Si Bashki do bëjmë azhornimin e parcelës, edhe njëhere dhe zotëria do marrë një përgjigje.

Gazetarja: Duhet të vinte “Stopi” që të fliste me ty që ti ta ç’tensionoje./tvklan.al