Gazetarja Ilva Tare ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Gjatë emisionit ishte velina Kejvina Kthella ajo që përmes pyetjes së saj vuri në siklet gazetaren.

Pyetjes së saj nëse e ka “gjuajtur” ndonjë nga eprorët, Tare i’u përgjigj me sportivitet duke thënë se nuk e ka vënë re.

Kejvina Kthella: A të kanë “gjuajtur” eprorët?

Ilva Tare: Ndoshta edhe më kanë gjuajtur, por unë nuk e kam kuptuar.

Ermal Mamaqi: Ti s’kupton? Ti kupton edhe para se të të gjuajnë…

/tvklan.al