Adele ishte triumfuesja e natës në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Grammy. Ajo fitoi 5 të tilla por gjesti që do mbetet gjatë në mendjet e njerëzve, ishte momenti kur ajo theu në gjysmë çmimin e saj të albumit më të mirë të vitit dhe e ndau atë me Beyonce.

“Nuk mund ta pranoj këtë çmim. “Lemonade” ishte një album madhështor, Beyonce. Ishte një album i menduar mirë dhe shprehte shumë . Të gjithë ne artistët të adhurojmë. Je drita jonë!”, u shpreh Adele.

Këngëtarja mbajti një fjalim emocionues për albumin “Lemonade” të Beyonce, ndërkohë që i rrëmbeu asaj edhe çmimin për këngën më të mirë të vitit.

Ky moment që i përloti të gjithë ishte si një skenë reale nga filmi i njohur “Mean Girls”./tvklan.al