Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë dy automjete. Një makinë tip Volkswagen është përplasur me një autobot ngjyrë të bardhë që transportonte naftë.

Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, makina “Volkswagen” ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Rreziku ka qenë edhe më i madh për shkak të autobotit që transportonte karburant.

Këto janë edhe pamjet e siguruara nga aksidenti në autostradë, të cilat i kanë dërguar qytetarët në rubrikën “Kallëzo” pranë tvklan.al. Nga përplasja janë lënduar drejtuesit e dy mjeteve.

Ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, e cila po orienton qarkullimin e automjeteve për shkak të trafikut kilometrik që është shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti. /tvklan.al