Pesë persona kanë humbur jetën në fshatin Biraqë të Suharekës në një aksident rrugor. Bëhet fjalë për dy të rritur dhe tre fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi”. Nga vendi i ngjarjes, dëshmitarë kanë treguar për klankosova.tv se viktimat janë të një familjeje. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të shpejtësisë nga ana e drejtuesit të autobusit./

klankosova