Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierët ndarëse të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në urën e Lumit Kushe.
Mësohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën. Si pasojë e goditjes, shoferi 24-vjeçar ka pësuar lëndime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /tvklan.al