Disa makina janë përfshirë në një aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë. Siç shihet dhe nga pamjet përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, pasi disa makina janë dëtmuar.

Klan News raporton se nga përplasja e makinave nuk ka viktima dhe por vetëm të lënduar. Deri tani nuk dihen shkaqet e aksidenti, por mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Më herët gjatë ditës në Vlorë ka ndodhur një aksident tjetër, ku një makinë përplasi një motor./tvklan.al