Një furgon është aksidentuar në aksin rrugor Sarandë – Ksamil ditën e sotme rreth orës 15:00. Mësohet se furgoni ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurën e rrugës, e më pas u përmbys.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, ndërsa shoferi pësoi lëndime të lehta. Lëvizja në këtë segment rrugor u kufizua për shkak të aksidentit, ndërsa qarkullimi i automjeteve u normalizua pas disa minutash.

Grupi hetimor i policisë nisi punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al