Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur.

Sipas mediave greke, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar i dehur, humbi kontrollin dhe përplasi dy makina në aksin rrugor Athinë – Pire.

Për pasojë, kanë humbur jetën dy shqiptarë. Viktimat janë Dhimitër Pabuko 65 dhe Spiro Guri 60 vjeç që udhëtonin me makinë, kurse u plagos edhe një 35-vjeçare e quajtur Blerina Guri . Ajo është vajza e viktimës Spiro Gurit, të cilët udhëtonin bashkë. 35-vjeçarja është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Sipas shtypit grek, njëri prej viktimave quhet Spiro.

Sipas policisë greke, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin kishte konsumuar alkool në masën 0.50 miligramë, ndërkohë që limiti është 0.10. Aksidenti i rëndë ndodhi në orën 05:40 të mëngjesit. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e aksidentit të rëndë.

/tvklan.al