Një prej të plagosurve nga aksidenti i ndodhur pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës ka ndërruar jetë. Ai është 25-vjeçari Xhemal Goga, lindur dhe banues në Krujë. I riu ishte pasagjer në një prej automjeteve.

Sëbashku me një tjetër person, Goga ishte dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Tre automjete u përfshinë në aksident rreth orës 19:10 në Kashar, një përplasje e cila siç mund të shihet nga pamjet ishte mjaft e fortë.

“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,

sqaronte policia më herët në një njoftim paraprak.

/tvklan.al