Video | Aksidentohen disa mjete në Tiranë, makina përfundon në trotuar dhe…


Video | Aksidentohen disa mjete në Tiranë, makina përfundon në trotuar dhe…

08:51 31/07/2021

Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në kryeqytet. Mësohet se dy makina, një BMW X6 dhe një Mercedes Benz janë aksidentuar në rrugën “Xhenfize Keko”.

Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident është përfshirë edhe një minibus. Po ashtu sipas të njëjtave burime është proceduar në gjendje të lirë një prej drejtuesve të mjeteve.

Nuk dihen ende shkaqet e plota të këtij aksidenti, por policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të saj. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Tvklan.al, përplasja ka qenë e fortë, aq sa mjeti tip Benz ka thyer një pemë pasi ka dalë nga rruga.

Megjithatë, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Në spital janë dërguar dy persona, të cilët pasi kanë marrë ndihëm e nevojshme janë liruar dhe janë dërguar nëpër banesat e tyre./tvklan.al







Të ngjashme