Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë gjatë një aksioni të policisë. Dy prej të arrestuarve janë kapur me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Luan Çela 44 vjeç dhe Romeo Ramadani 32 vjeç u kapën në flagrancë në makinën e tyre në me targa AA 821 OG, të cilëve iu sekuestrua një kuti me 5 doza heroine. Po kështu, në gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën 1 shotgan, një armë gjahu, 16 fishekë, dylbi, 45 fishekë manovër dhe në total 2.5 kg heroinë. Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur edhe 41-vjeçari me iniciale A.D.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në zonën e “Astirit” u bë arrestimi në flagrancë i 39-vjeçarit me iniciale M.M. Këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë pa leje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/tvklan.al