Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Aeroneutikës Shqiptare, Alket Islami është kthyer nga Kina ku ka realizuar një udhëtim dhe ka përfaqësuar pikërisht Aeroneutikën Shqiptare. Por ajo që ka tërhequr më tepër vëmendje ka qenë një tjetër përvojë e tij, ajo me ushqimet e çuditshme në Kinë. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Islami tregoi se kishte provuar insekte të ndryshme të cilat janë të zakonshme në kulturën kineze.

“Sigurisht që çdo turist që shkon në Kinë, shkon për të shijuar dy gjëra, e para panorama dhe e dyta ushqimi. Ditën e parë që shkuam na thanë që oftonin mish pule dhe mish qeni. Pashë europianët që nuk shkuan tek mishi i qenit. Pilafi pa kripë ishte baza dhe kishte ushqime të tjera që shqiptarët nuk i hanë shumë si supa me krimba dhe kërmij. Insektet e ndryshme nuk i kuptoje që i haje sepse kishin salca të ëmbla. Ajo që më bëri përshtypje dhe që nuk ndahej dhe që ishte si gjëja më e shenjtë ishin këmbët e gjelit të pjekura”

, tregoi ai.

Gjatë emisionit ai foli edhe për aktivitetin që kishte organizuar në Kinë ku kishte qenë organizatori kryesor i eventit “Guizhou Airgame”.

“Kina ka menduar seriozisht për të promovuar edhe zona turistike që nuk i ka të zhvilluara shumë, siç është zemra e Kinës. Eventi “Guizhou Airgame” ishte i shtrirë në 3 qytete të Kinës qendrore.

Atje isha i ftuar si organizator kryesor i garës, sepse ishim 3 veta, ishte edhe një turk dhe një gjerman. Në atë event ka patur edhe tre këngëtarë shqiptarë, Aleksandër Gjoka, Renis Gjoka dhe Erjon Korini, të cilët kanë kënduar kolonën zanore të aeroneutikës që atyre iu pëlqeu shumë

”, tha Islami.

/tvklan.al