Jenny Wheelis është tashmë një personazh i njohur për shqiptarët.

Ajo është një prej anëtareve të jurisë së spektaklit “C’est la vie”, në Tv Klan. Wheelis ishte sot në studion e “Rudina”, nga ku rrëfeu se si e mori ftesën për të qenë pjesë e spektaklit të së dielës.

“Unë jam mësuese muzike në shkollën “Tirana International School” dhe unë e mora grupin në park dhe kënduam aty për “Krishtlindje” vitin e kaluar. Edhe Pandi ishte aty dhe më ka parë dhe këtë vit më ka ftuar”,

tha Wheelis, e cila vetë është soprano dhe shpesh edhe këndon.

/tvklan.al