Kafeina substanca psikoaktive më e konsumuar në botë është është përbërësi më i mirënjohur i kafesë. Efektet e saj në trupin e njeriut janë studiuar mjaft mirë. Por, kafeja në vetvete është një pije komplekse me mijëra substanca të ndryshme. Disa studiues argumentojnë se kafeja me dhe pa kafeinë mund të ketë të njëjtat efekte dhe sugjerojnë se kafeina nuk është përgjegjëse për shumë përfitime shëndetësore të konsumit të kafesë. Sot në rubrikën “Me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë” ju mund të mësoni efektet pozitive dhe negative të kafesë.

Përfitimet shëndetësore të konsumit të kafesë:

-kafeja stimulon performancë fizike

-kafeina rrit nivelin e adrenalinës në gjak

-kafeja ju ndihmon të humbni peshë pasi përmban magnez dhe potasium

– kafeja ju ndihmon të digjni yndyrnat

-kafja ju ndihmon të fokusoheni dhe të jeni të vëmendshëm

-kafja ul rrezikun e vdekjes

Anët negative dhe rreziqet e konsumit të kafesë:

-kafja mund t’ju vrasë nëse pini 23 litra në një kohë të shkurtër. Kjo dozë është vdekjeprurëse

-kafja mund t’ju shkaktojë pagjumsi dhe ankth

-mos konsumoni më shumë se një filxhan kafe gjatë shtatzënisë pasi kafeina arrin fetusin i cili është shumë i ndjeshëm

/tvklan.al