Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin e Egje. Ministria e Mbrojtjesj thotë se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi.

Emigrantët që u shpëtuan nga anija “Butrinti”, u transferuan më pas në anijen e FRONTEX. Në gomonen që rrezikonte mbytjen, mes 41 emigrantëve ishin 10 fëmijë dhe 7 gra, dy prej të cilave shtatzënë. Anija “Butrinti” patrullon në detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.

/tvklan.al