Edhe pse është ndër personazhet më pa komplekse, kur vjen puna tek familja Arian Çani është tejet i rezervuar. Ai ishte sot i ftuar në “Xing me Ermalin” dhe gjatë emisionit ka folur për dashurinë që vajzat i dhurojnë babait.

Sipas tij ndryshe nga djemtë, vajzat ia shprehin shumë dashurinë baballarëve deri në momentin që në jetën e tyre vjen një burrë tjetër. Por, këto kanë qenë të vetmet fjalë që ka thënë moderatori duke shtuar se nuk është mirë të flasin për fëmijët e tyre në televizion.

Mamaqi: Kam dashur të të pyes se dhe unë tashmë jam bërë me gocë, ka ndonjë ndryshim nga marrëdhënia me gocën?

Çani: Po ka, çunat nuk ta shprehin dashurinë që ta shpreh goca, goca ta shpreh dashurinë, vjen dhe të përqafon gjithë kohën, është llahtar.

Mamaqi: Do me thënë unë të bëhem gati për një kohë lumturie?

Çani: Po, gocat e kanë me babanë dhe vazhdon për një kohë të gjatë derisa vjen një burrë tjetër pastaj dhe ta mer.

Mamaqi: Dhe aty ne fillojmë qajmë si legena…

Çani: Po.

Mamaqi: A është e vërtetë, apo më duket mua që çunat janë si llosha?

Çani: Jo, jo nuk janë llosha, por e kanë me mamanë. Qytetërim egjiptian, atje kemi mbetur. Por meqë e hape këtë bisedë, nuk mendon se nuk është mirë të flasim për kalamajtë në ekran, se syri i keq bën të vetën.

Mamaqi: Plastë syri i keq.

/tvklan.al