Arilena Ara u shpall fenomeni i vitit në ceremoninë gala “Best Award” që u mbajt dy ditë më parë në Paris. Këngëtarja e hitit ndërkombëtar “Nëntori” mori çmimin gjatë eventit prestigjioz në sallën e një prej hoteleve më luksozë “Four Seasons”.

Krahas vlerësimit 20-vjeçarja interpretoi përpara ikonave të artit, modës dhe biznesit. Bëhet fjalë për emra si Ornella Muti, Pierre Cardin apo ish-bashkëshortja e Donald Trump, sipërmarrësja Ivana.

E veshur me fustan ngjyrë floriri dhe me prerje princeshe, Arilena e sapo kurorëzuar këngëtarja e momentit mori gjithë vëmendjen e fotografëve dhe medias franceze.

/tvklan.al