“Këngët e Shekullit” i kanë dhënë emocione të mëdha publikut shqiptar duke rikthyer hitet e muzikës shqiptare, tekst-shkruesit e tyre, si dhe këngëtarët më të dashur.

“Vajza dhe deti” ishte kënga e parë me të cilën u hap nata e pestë e spektaklit “Këngët e Shekullit”, interpretuar nga këngëtari Redon Makashi.

Kënga “Rruga” me tekst dhe muzikë nga Fitnete Tuda u risoll në “Këngët e Shekullit” nga Vesa Smolica.

Orgesa Zaimi ishte këngëtarja e tretë, e cila cila interpretoi këngën “Ç’është dashuria” me kompozim të Agim Prodanit.

“Këngët tona” me tekst të Bashkim Hoxhës është interpretuar nga Indrit Mesiti.

“A do vish sivjet në plazh” ishte kënga e radhës në spektaklin “Këngët e Shekullit”, interpretuar nga Sherif Merdani.

“Të pajtohemi” u risoll edhe një herë nga këngëtarja Samanta Karavella.

Mateus Frroku ishte një prej artistëve të rinj i cili interpretoi këngën “Mos qaj”.

“Në çdo zemër mbjell gëzim” me muzikë të Limoz Dizdarit dhe tekst të Betim Muços u interpretua nga Mariza Ikonomi.

Një tjetër këngë që ka mbetur në memorin e publikut është edhe “Një zambak i bardhë në gurë” kënduar nga e madhja Vaçe Zela, u interpretua në natën e pestë të “Këngët e Shekullit” nga Eneda Tarifa.

“Ti mbetesh Pranvera”, një himn kushtuar qytetit studenti, u bë e njohur me interpretimin e Lindita Theodhorit dhe është interpretuar nga Eranda Libohova.

Anjeza Shahini interpretoi këngën “Shoqet tona ilegale”.

Këngëtarja Fatmira Puka ishte e ftuar speciale në natën e pestë të “Këngët e Shekullit”, duke e rikthyer atë pas 35 vitesh në skenë. Ajo ka qenë një prej yjeve të muzikës së viteve 60-të.

Një tjetër yll i radios ishte si e ftuar speciale në natën e pestë dhe ajo ishte Melita Shehu. Ajo tregoi se nisi karrierën në vitin 1958 në Dibër.

Një tjetër e ftuar speciale ishte Nikoleta Shoshi, e cila ka fituar çmimin e parë në festivalin e vitit 1963 me këngën e titulluar “Flakë e borë”.

“Lule në dritare” ishte kënga e radhës interpretuar nga Endri dhe Stefi Prifti.

“Kafe Flora” u risoll nga këngëtarja Evis Mula.

“Këngë moj” ishte kënga përmbyllëse e natës së pestë, interpretuar nga Mira Konçi.

 /tvklan.al