Nata e shtatë e spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte një natë duetesh. Të gjithë këngëtarët kanë kënduar me njëri-tjetrin duke rikthyer duetet hite të muzikës shqiptare.

“Kënga rinore” ishte dueti i parë që hapi spektaklin kënduar nga këngëtaret Orgesa Zaimi dhe Xhejsi Jorgaqi.

Kënga “Makinisti” e interpretuar nga Irma Libohova dhe Ardit Gjebrea u risoll në natën e shtatë nga Mira Konçi dhe Redon Makashi.

Një tjetër këngë suksesi ka rezultuar edhe ajo me titull “Sagapo, të dua” në vitin 1990. Ishin dy këngëtarët Samanta Karavella dhe Klajdi Musabelliu të “Shtëpisë së artistëve” që risollën duetin.

E ftuar speciale e natës së shtatë në “Këngët e Shekullit” ishte Arta Babaramo. Ajo tregoi se karriera e saj nisi në Gjirokastër në moshë shumë të re. Babaramo interpretoi një këngë kompozuar nga Tonin Tërshana, titulluar “Manushaqja”.

Kompozitorja Djana Ziu ishte një tjetër e ftuar e cila po ashtu riktheu në kujtesën e shqiptarëve historinë e saj.

Kënga “Pesha e fatit” me vargje të Alqi Boshnjakut u interpretua nga Stefi Prifti, Mateus Frroku dhe Evis Mula.

“Djepi i trimërisë” u interpretua nga Vesa Smolica dhe Indrit Mesiti.

Një këngë e vitit 1933 “Skam ç’e dua pasurinë” është rikthyer në “Këngët e Shekullit” interpretuar nga Eranda Libohova dhe Sherif Merdani.

“Pallati 176” ishte dueti i radhës interpretuar nga Anjeza Shahini dhe Endri dhe Stefi Prifti.

I ftuar special i natës së shtatë ishte një artist që emrin e tij e krijoi në vitet 70-të. Zija Saraçi u rikthye pas disa vitesh mungesë në “Këngët e Shekullit”  ku tregoi fillimet në muzikë dhe interpretoi këngën “Tek sytë e saj”.

“Djali simpatik” që dikur është kënduar nga Anita Take dhe Pavlina Nika u risoll në natën e shtatë interpretuar nga këngëtaret Eneda Tarifa dhe Mariza Ikonomi të cilat mbyllën mbrëmjen.

 /tvklan.al