Ai është një emblemë e muzikës popullore të Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare.

Bëhet fjalë për Ismet Pejën, i cili bashkë me grupin e tij çeli natën e pestë të spektaklit “Këngët e Shekullit” me “Këngën e Rexhës”.

Gent Haxhikadria ish-pjesëmarrës i “Gjeniut të Vogël” u rikthye në “Këngët e Shekullit” ku interpretoi një duet me gjyshin e tij Ismet Peja. “Kur ti shoh dy sytë e shkruar” ishte titulli i këngës që ata interpretuan si gjysh e nip.

Irini Qirjako ishte këngëtarja e tretë që interpretoi këngën “Te rrapi në Mashkullorë”.

“Ç’ke moj Fiti” ishte titulli i këngës që interpretoi këngëtari Ramadan Krasniqi.

Selami Kolonja interpretoi këngën “Baçe, baçe”.

Rosela Gjylbegu interpretoi një tjetër këngë mjaft të njohur “Sa të kam dasht unë ty”.

“Kaçurrelat” u risoll në “Këngët e Shekullit” nga këngëtari Bujar Qamili.

“Këndo bilbil ti fushave” u interpretua nga Maya.

Frederik Ndoci interpretoi këngën “Asaman trëndafili çelës”.

“Mori cucë matjane” u interpretua nga këngëtarja Eranda Libohova.

Merita Halili interpretoi këngën “Ma gëzofsh jelekun prej ari”.

Eli Fara ishte e ftuara e natës së pestë, e cila interpretoi një kolazh me këngët e saj më të bukura.

“Kush niset me bo sevda” u interpretua nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Sazet e Kolonjës ishin po ashtu të ftuar në natën e pestë ku interpretuan disa prej këngëve të tyre më të suksesshme dhe sëbashku me Mayan mbyllën natën e pestë të spektaklit “Këngët e Shekullit”. /tvklan.al