Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Petrit Lekndreaj nga Tirana, është dënuar me 20 vite burgim nga gjykata italiane për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Ai u arrestua gjatë një aksioni të uniformave blu të kryeqytetit pas informacioneve të marra në rrugë informative rreth vendndodhjes së tij.

43-vjeçari Lekndreaj do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin. /

tvklan.al