Nëse keni menduar ndonjëherë se pse valixhja juaj ose sendet që keni në të bëhen copë e çikë pas një fluturimi me avion, ka ardhur koha të merrni një përgjigje.

Një grua e cila ishte e angazhuar me menaxhimin e bagazheve në Honolulu është filmuar nga një pasagjer duke flakur me forcë valixhet nga avioni.

Në videon e shkurtër, të filmuar më herët gjatë këtij muaji, punonjësja e aeroportit shihet duke hedhur valixhet ndërsa po shkarkonte avionin.

Kjo nuk është hera e parë që mbajtësit e bagazheve janë filmuar duke hedhur valixhet e udhëtarëve në mënyrë të shkujdesur nga avionët.

Korrikun e kaluar një mbajtës bagazhesh u filmua duke flakur dhe duke gjuajtur me shkelma valixhet para turistëve të tmerruar pasi ato ranë nga kamioni në aeroportin e Ibiza-s./tvklan.al