Harrojini të gjithë autogolat që keni parë. Autogoli i sotëm i mesfushorit të Interit në fitoren me Chelsean është etiketuar në rrjetet sociale si më i bukuri i të gjitha kohërave.

Topi i goditur nga më shumë se 35 metra shtangu portierin zikaltër duke shkuar në cepin e majtë të portës.

Shumë prej autogolave përmbajnë veprime komike në mbrojtjes, ndërsa i Geoffrey Kondogbias do të ishte një supergol, nëse në portë do të ishte portieri i Chelseat dhe jo i Interit.

Fatmirësisht goli i tij në momentin kur u vu nën presion nga një lojtar i Chelseat, ka vetëm rëndësi statistikore, pasi Interi triumfoi në takimin miqësor me kampionët e Anglisë 2 – 1 dhe fitoi turneun International Champions Cup.

Menjëherë pas autogolit, rrjetet sociale shpërthyen në komente duke e quajtur autogolin e Kondogbias si më të bukurin që është shënuar ndonjëherë në fushat e blerta./tvklan.al