Ky është reagimi i babait të njërës prej viktimave të Majkëll Madizon. Vrasësit serial i kishte rrëmbyer dhe vrarë vajzën 18-vjeçare në vitin 2013.

Van Terry, babai i adoleshentes po rrëfente përpara gjykatësit dramën në familjen e tij dhe dhimbjen për humbjen e vajzës. Në atë moment vrasësi nisi të qeshte, duke nxitur tërbimin e tij.

Majkëll Madizon u dënua me vdekje nga gjykata e Ohajos për vrasjen e 3 vajzave të reja. Më herët ai ishte dënuar edhe për përdhunim.

/tvklan.al