Në një dalje për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi se kjo fazë e mbledhjes së Këshillit të Rregullores është bërë gjithnjë me dyer të mbyllura duke e akuzuar opozitën për dezinformim.

“Nga ana e deputetëve të opozitës e ndjeva si detyrim që të ndaj me ju shpjegimin e arsyes se përse faza përfundimtare e Këshillit të Mandateve, është e mbyllur. 

Në 26 vjet të Kuvendit të Shqipërisë, kjo pjesë ka qenë e mbyllur dhe në rastet më tipike.”

Për këtë, kreu i grupit të PS solli në vëmendje vendimet që janë marrë me dyer të mbyllura, duke i sjellë me data. Balla tha se kjo është një përpjekje qesharake e deputetëve të opozitës.

“Dëshira jonë është që të kemi një raport përfundimtar me një qëndrim. Nëse do të ketë 1 apo 2 apo 3 qëndrime, kjo është një çështje që i takon anëtarëve të Këshillit dhe ky i fundit e çon raportin në seancë.

I kërkoj Kryemadhit e Bashës, lërini anëtarët të bëjnë punën e tyre, boll u bënë qesharakë. Del një prej anëtarëve dhe deklaron votën, për çfarë? Votën do ta japësh në seancë. 

Tani është momenti për të parë provat, shumë mirë, hajdeni e shikojini. Dua ta them shumë qartë që edhe grupi i PS po pret që edhe anëtarët e saj të qartësohen mbi gjithçka ka paraqitur prokuroria. Asnjë prej tyre nuk është aty as si avokat, as si palë akuzuese”.

Në fund, Balla theksoi se qeveria

“do t’i krijojmë drejtësisë të gjitha kushetet që ky hetim të shkojë deri në fund

.”/tvklan.al