I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për shkrimin e revistës amerikane “Mother Jones” për lobimin e PD, zhvillimet brenda demokratëve dhe për sasinë prej 613 kg kokainë.

ARTIKULLI I “MOTHER JONES”

Sa i përket artikullit të revistës amerikane, Basha e ka konsideruar “investigim të mbushur me insinuata” shkrimin për lobimin e pretenduar rus për llogari të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryedemokrati deklaroi se Partia Demokratike ka paguar 125 mijë Dollarë për lobim në SHBA, dhe këto shuma janë të deklaruara sipas ligjeve amerikane dhe shqiptare.

Lulzim Basha:

 “Çështja e kontratave të lobimit të PD është bërë publike më 154 Nëntor. Pyetja është pse pikërisht këtë javë sponsorizohet një artikull i tillë i paguar dhe i porosituar nga Edi Rama? Është një revistë e majtë, është pronë e një fondacioni që financohet nga fondacioni Soros, ka një axhendë politike”.

Blendi Fevziu: Sa para keni shpenzuar në SHBA për lobim?

Lulzim Basha: “

125 mijë Dollarë, janë të bëra publike për një periudhë 3-mujore. Dy herë nga 50 mijë janë për një tjetër lobimi. PD ka shpenzuar atë që ka deklaruar. PD ka kontrata të lidhura me firmat e lobimit. Unë dhe PD mbajmë përgjegjësi për atë që ka paguar dhe kontratat që ka lidhur”

.

Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se PD po shqyrton mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane “Mother Jones” që ka bërë artikullin për lobimin rus.

“Po konsideroj ta hedh në gjyq. Ekspertët tanë ligjorë po shikojnë mundësinë ta hedhin “Mother Jones” në gjyq për pasaktësi dhe prishje të imazhit të Partisë Demokratike”

, u shpreh Basha.

Basha shpjegoi edhe përse tema e lobimit rus për llogari të SHBA “shpërtheu” në këtë moment.

Lulzim Basha: “

Është çështje e shpërthyer për të hequr vëmendjen nga ngjarjet kryesore botërore të kësaj jave të Shqipërisë. Kjo ishte java kur Shqipëria kapi titujt botëror për ngarkesën rekord të kokainës. Është investigim i mbushur me insinuata”.

LIDHJA E PRETENDUAR E RAMËS ME RUSËT

Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama është takuar në Tetor 2016 me përfaqësues të një kompanie nafte ruse, e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu, Basha u shpreh se takimi i Ramës me përfaqësues të kompanisë ruse ka ndodhur publikisht, por edhe jo zyrtarisht.

“Në Tetor 2016 Rama ka takuar përfaqësues të kompanisë ruse të naftës Gunvor të Gennady Timchenko, që është në listën e zezë të SHBA.  Kompania donte të merrte Albpetrol. Gennady Timchenko është në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkelje të saksioneve në Ukrainë.

Informaconi ynë që përveç se e ka takuar në mënyrë publike, e ka takuar dhe jashtë zyre. Doni lidhjet ruse ju? Hetoni lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Çfarë tenderash ka fituar kjo kompani turke me kompani…?”,

 u shpreh Basha.

KRITIKËT E LULZIM BASHËS

Sulmet ndaj kryetarit të partisë dëmtojnë Partinë Demokratike. Kështu tha Lulzim Basha duke iu referuar akuzave të Astrit Patozit dhe kritikëve të tjerë të Partisë Demokratike.

Basha deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë së PD, u mor vendimi për krijimin e një grupi për ndryshimet në statutin e partisë, ku u propozua edhe Arben Imami, i cili refuzoi.

“Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike dhe dëmtojnë Partinë Demokratike. Unë po bëj çdo përpjekje që çdokush të gjejë veten e tij në procesin ku PD ka hyrë. Sot mbledhja e Kryesisë ka caktuar Kuvendin Kombëtar ku do të diskutohet statuti i ri Partisë Demokratike. Partia t’i kthehet plotësisht anëtarëve. Ka ardhur koha që ne të aplikojmë standardin europian.

Ftesa ime ka qenë dhe mbetet që të vijnë dhe të negociojnë. Garancia që unë dua të shoh në statut është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimi për t’u bërë deputet, të vijë nga anëtarët përmes një sistemi”

, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

613 KG KOKAINË NË MAMINAS

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar lidhjet me Partinë Socialiste të Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” që porositi ngarkesën me banane, që erdhi nga Kolumbia së bashku me 613 kg kokainë.

Basha tha se babai i Arbër Çekaj ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Tropojë, ndërsa xhaxhai i tij ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe ka kontribuuar financiarisht për kryebashkiakun Erion Veliaj. Megjithatë, Lulzim Basha e konsideron “peshk të vogël” pronarin e kompanisë.

“Babai i tij ka qenë kryetari i PS në Tropojë dhe xhaxhai ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe sipas informacioneve tona ka qenë kontribuues financiar në fushatën për Erion Veliaj. Por zotëria është peshk i vogël”,

 u shpreh kryetari i PD.

Sa i përket ngarkesës më të madhe me kokainë të sekuestruar në vendin tonë, Lulzim Basha akuzoi direkt Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Kjo tregon që autoritetet shqiptare e kanë ditur që do të vinte kontenieri i drogës. Pse nuk e kapën italianët? Sepse donin të shikonin kush ishin pas saj.

24 orë para se kontenieri të futej në skaner, pronari i  kompanisë u largua për në Gjermani. E njoftuan ata që janë të lidhur me drogën. Xibraka dhe Maminasi çojnë tek një lidhje. Një sasi 613 kg drogë nuk mund të vinte këtu pa garancitë më të larta politike.

Një sasi e tillë droge kokainë nuk kalon kurrë pa garanci politike. Sepse për të dytën herë radhazi kapet hamalli. Kush është garancuesi politik i drogës? Ka dy mundësi. Njëri është ministri i Brendshëm, vëllai i të cilit është i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata italiane dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe bredh i lirë në Shqipëri. Pista tjetër është pista e Xibrakës. Ne kemi informacionet tona, por të gjitha indikacionet të çojnë te dy fakte; që arrestohet hamalli dhe që pronari i kompanisë 24 orë para iku në Gjermani”

, deklaroi kreu i PD Lulzim Basha.

/tvklan.al