Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin shqiptar Devis Xherahu dhe këngëtarin e njohur grek, Lefteris Pantasis.

Ai është padyshim një nga këngëtarët më të vlerësuar në Greqi, ndërsa kënga e tij më e famshme në Shqipëri është “Papagalos”.

Pantasis ishte sot i ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan së bashku me Xherahun nga ku tregoi se si e ka njohur këngëtarin shqiptar. Gjatë emisionit ata po ashtu promovuan edhe klipin e tyre më të ri: “A me do? Unë të dua shumë.”

Mamaqi: Ti je një nga legjendat e muzikës greke, çfarë do me Devis Xherahun?

Pantasis: Devisin e kam parë në një show në Athinë që quhet “Fame Story” dhe më bëri shumë përshtypje. Ai këndonte greqisht në përgjithësi dhe në një moment këndoi shqip dhe u preka shumë sepse unë kam lindur në Rusi dhe më pas jam kthyer në Greqi dhe nuk kisha turp të këndoja këngë të vendit ku u linda. Dhe kur e pashë thashë: Këtë njeri dua ta njoh dhe ta ndihmoj.

/tvklan.al