Momenti i krijimit të veshjes së modeles së njohur është komentuar në rrjetet sociale

Bella Hadid u shfaq në sfilatën e modës Coperni gjatë Javës së Modës në Paris 2022, por veshja e saj këtë herë është komentuar më shumë se kurrë më parë.

25-vjeçarja, u shfaq në pasarelë vetëm me një palë të brendshme dhe taka, duke mbuluar gjoksin e saj, ndërsa një ekip prej tre burrash e lyen me sprajt.

Ata vazhduan ta spërkasin duke krijuar një shtresë të fortë e cila u ngurtësua. Ndërsa modelja qëndronte e palëvizur, duke rregulluar krahët si me magji krijohet ky fustan i mrekullueshëm i bardhë.

Rezultati është ky fustan i gjatë me një të çarë deri në kofshë. Fansat u mahnitën për fustanin e bërë para syve të tyre, brenda pak sekondash me një  ndjekës që shkroi në Tëitter , “Unë jam pa fjalë… ky  po që është art”.

Ndërsa Muaji i Modës po mbyllet, me shfaqjet kryesore si Valentino, Balenciaga, Louis Vuitton dhe Chanel ende që do të vijnë, ka të ngjarë që ylli të shfaqet më shumë në shumë pasarela edhe pse disa mendojnë që asnjë nuk do të jetë si kjo dalje.

Klan News