Aktori i humorit Bes Kallaku ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Përpara se të futej në emision Kallaku bëri llogaritë dhe tha  shifrën që drejuesi i emisionit Ermal Mamaqi i ka borxh .

“Duke bërë llogaritë para se të futem në skenë. Kaq më ka borxh Ermal Mamaqi, 2 mijë dollarë, plus gjithë javën e muajit e mjaltit. Kokërr më kokërr do t’ia marr se është i vetmi që  do të dalë me fitim kudo që shkon”,

 tha Kallaku.

Bes Kallaku flet për largimin nga “Portokalli” dhe planet e reja

Aktori rrëfeu në “Xing me Ermalin”, arsyen e largimit nga “Portokalli”, teksa sqaroi se nuk është konfliktuar me askënd.

Kallaku tha se kishte nevojë për pushim për veten dhe në karrierë, ndërkohë që përmes humorit paralajmëroi se duke u nisur nga eksperienca është gati për të marrë përgjegjësi më të mëdha.

“Unë kisha 14 vjet në “Portokalli”. Nuk ndodhi hataja, por pas gjithë ktyre viteve mendova se kisha nevojë për pushim për veten dhe në karrierë. Dhe për shkak të eksperiencës shpatullat e mia janë gati për të marrë përgjegjësi më të mëdha se tek e fundit çfarë ka Ermal Mamaqi më shumë se unë.

Unë nuk kam pas konflikte me asnjë në “Portokalli”, është lloji katunarit i tillë, s’jam si ti që thoje fusim nga 500 lekë dhe blemë një shishe tekila”,

 tha Kallaku.

https://www.youtube.com//embed/bLUWIDOX2tI

Bes Kallaku rrëfen për herë të parë si u njoh me Xhensila Myrtezajn

Bes Kallaku rrëfeu sot për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin” si u njoh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj që sot është bashkëshortja e tij.

Aktori tha se arsyeja e takimit të tij me Myrtezajn ka qenë deputeti Nard Ndoka.

“Është hera e parë që po e them, por arsyeja e daljes sime për të parë Xhensilën në rrugë është Nard Ndoka. Më mori Ndoka në telefon më tha: A do vish për Vlorë? Ok i thashë takohemi në Vorë.

Dal dhe shikoj një vajzë me një grua, Xhensila me nënën e vet. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë dhe i futa dhe i xhiro të dytë, thashë ta shikoj dhe një herë. Dola nga makina i thashë nënës së saj: Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur? Ta rujt Zoti. Xhensila sa më pa vazhdoi rrugën plako, nuk ndaloi fare dhe nëna e saj tha: Është vajza ime ka qenë tek “Ethet”. Pastaj thashë “tokë e xanum o figure” dhe iu vura nga pas. Futa mik mamin e Xhensilës dhe filluam të dilnim bashkë. Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe i duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prapë, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më mer një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thashë po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”,

tha aktori i humorit.

 

A ka qenë Xhensila e dashura jote e parë? Ja si përgjigjet Bes Kallaku

Bes Kallau ndër të tjera tregoi gjatë emisionit “Xing me Ermalin”, se Xhensila Myrtezaj nuk ka qenë e dashura e tij e parë.

“Xhensila nuk ka qenë e dashura ime e parë. Harrove kur ishim bashkë. Ti ke fjetur më shumë me mua se me Pirro Çakon?”,

tha Kallaku.

Kallaku zbulon mesazhet e politikanëve pas ftesës së dasmës 

Bes Kallaku ka zbuluar sot përmes emisionit “Xing me Ermalin”, mesazhet që politikanët dhe VIP-at shqiptarë i kanë dërguar pas njoftimit që aktori iu ka bërë në rrjetin social “Whatsapp”.

Ndër mesazhet e lexuara ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama i cili i pergjigjej se ishte në timon dhe s’fiste dot.

Një tjetër mesazh ishte ai i kryebashkiakut Veliaj i cili konfirmonte pjesëmarrjen në dasmë dhe I kërkonte të adaptonte një çerdhe me lekët e hedhura në dasmë.

-Besi: Lali si je? Me datë 1 shtator martohem? Je i ftuar në dasëm.

-Veliaj: Si je ti o lal? Unë do vi, por me lekët e hudhme të dasmës adapto një çerdhe.

 

Bes Kallaku: Çfarë më bashkon me Ilir Metën

Bes Kallaku ndër të tjera rrëfeu në emisionin “Xing me Ermalin” se çfarë e bashkon me Ilir Metën.

Aktori tha me humor se ai dhe presidenti kanë dashamirësi për njëri-tjetrin, ndërkohë që me humor shtoi se i bashkon dashuria për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ne kemi një dashamirësi për njëri tjetrin. Ne na bashkon bashuria për Sali Berishën”,

tha aktori.

 

Bes Kallaku rrëfen fiksimin e Xhensilës 

Aktori i humorit Bes Kallaku tregoi në “Xing me Ermalin”, fiksimin e bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj. Kallaku tha se gruaja e tij është e fiksuar pas pastërtisë dhe ka tendencë të fusë në qeset e plehrave çdo gjë që i del përpara.

“Se çka një fiksim për pastërtinë. Për atë Zot sa më ze trupi rehat në çarçaf ajo e ndërron.

Kur vjen njerëz për darkë se çka një mani që çfardo lloj gjëje që gjen në tavolinë e fut në qeset e plehrave dhe e do shpinë të pastër. Po na vinin një natë miq dhe sapo kishte rregullu çdo gjë bie zilja dhe ajo shikon një letër në tokë dhe më thotë: Mos e hap. E mori, e hodhi dhe tha: Hape”,

rrëfeu Kallaku.

Bes Kallakut tregon çfarë i mbeti peng në dasmë

Bes Kallaku iu përgjigj disa pyetjeve lidhur me dasmën në “Xing me Ermalin”.

Ai zbuloi ndër të tjera se çfarë i ka mbetur peng pa realizuar në dasmë. Me humor aktori tha se vallja e pinguinit i ka mbetur peng pasi nuk e kërcyen dot në dasmë.

“Më ka mbetur peng si nuk u kërcye vallja e pinguinit në dasmë. Ajo kërcehet në çdo dasmë”,

tha aktori.

/tvklan.al

/tvklan.al