Në vend të domateve, Bes Kallaku ka lënë sot tokën e tij në Bubq dhe u ka ardhur në ndihmë punonjësve të Bashkisë së Tiranës për shtimin e  sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet.

Aktori i njohur i humorit zgjodhi që të veshë çizmet dhe uniformën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë të reja, duke kontribuar në këtë mënyrë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm.

Ka qenë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai i cili ka publikuar në Facebook videon ku nuk mungojnë notat e humorit me aktorin e dashur për shqiptarët.

“I shkon Bes Kallakut uniforma e bashkisë?! Meqë domate nuk kishim, mbollëm disa pemë të tjera në Farkë”,

shkruan Veliaj. /

tvklan.al