Big Mama dhe Skerdi Faria janë një ndër çiftet e spektaklit “C’est la vie”. Ata kanë spikatur që në netët e para për kiminë dhe batutat mes njëri-tjetrit, ndërkohë që sot e reflektuan marrëdhënien e tyre edhe në emisionin “Kush vjen për drekë”.

Gjatë emisionit të dy rrëfyen prapaskenat e pjesëmarrjes së tyre në spektakël. Big Mama tregoi takimin e tyre të parë ndërkohë që tha se Skerdi këndon në shumicën e rasteve pa prova për shkak të angazhimeve.

“Kur e takova për herë të parë nuk ta jepte përshtypjen që është aq pozitiv dhe ‘trendy’. Ai dukej serioz dhe zgjidhte këngët që do këndonim. Dhe unë thash: Bo bo ç’do bëj unë me këtë. Por ai është njeri që s’ta prish asnjëherë, është pozitiv dhe nuk të hidhëron kurrë. Ai ka një punë me shumë stres, ka një biznes të vështirë. Por ai ç’do njeriu i kthen përgjigje, se di ku e gjen kohën. Skerdi vjen edhe këndon pa prova. Paraqitja jonë në C’est la vie” ka qenë incident”, tha Big Mama.

Ndërkohë doktori tha se Big Mama nuk arriti të mësojë tekstin e një kënge anglisht të cilin e kishte zgjedhur ai dhe këngëtarja kishte shkruar në monitor këngën të shqipëruar.

“Kur e kam takuar për herë të parë dhe unë thash: O bo bo, ne të dy do t’i vëm flakën Klanit. Mbrëm Bigu ishte me nerva se ngeli pa ngrënë. Unë kam një talent të lindur dhe s’kam pas nevoj për prova. Unë kam talent të ulëras, por jo të këndoj. Para ca kohësh kur kënduam një këngë italiane Bigu se kishte mësuar dot këngën dhe në monitor kënga italisht ishte shkruar me shkronja shqip, por prap e këndoi”, tha doktori.

/tvklan.al