Video/ Bleona: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën do ta bëj kur të kem terezinë

Video/ Bleona: Vezët i futa në ngrirje, fëmijën do ta bëj kur të kem terezinë

21:53 18/11/2017

Bleona Qereti ishte sot në “Xing me Ermalin”, nga ku tregoi se si pasojë e “problemeve me jetën private”, vezët i ka futur në ngrirje dhe fëmijën do ta bëjë kur të ketë terezinë.

Qereti tha se kërkon një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të shkojë me të në koncerte dhe për sa kohë nuk e ka gjetur ajo ka vendosur të ngrijë vezët e saj për të patur një fëmijë kur ajo të ndihet gati.

“Bebin e kam futur në ngrirje, duke qenë se mua më duhet një burrë miliarder që t’i bjerë pianos dhe të vijë me mua nëpër koncerte. Unë kam patur probleme me jetën private. Duke patur probleme me jetën private njeriu përqendrohet në karrierë dhe kur sheh se ora biologjike po skadon atëherë duhet të fusë vezët në ngrirje. Unë s’kam nevojë të bëj fëmijë me babë legen”,

 tha Bleona.

Ermal Mamaqi gjen burrin perfekt për Bleona Qeretin

Ermal Mamaqi duket se ka gjetur më në fund burrin perfekt për këngëtaren Bleona Qereti.

Sipas Mamaqit burri perfekt i Bleonës është një miksim i Edi Ramës me Pirro Çakon, ndërkohë që me humor shtoi se duhen edhe disa biznesmenë.

“Burri perfekt i Bleonës është një miksim i Edi Ramës me Pirro Çakon duke i hedhur pak Samir Mane ose Shefqet Kastrat për ta miljardizuar”,

tha Mamaqi.

/tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori