Një sasi rekord kokaine është bllokuar nga policia kolumbiane. Rreth 8 ton kokainë ishte fshehur në një plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo. Droga i përkiste grupit kriminal të njohur me emrin Klan Usuga.

Tre persona u arrestuan, ndërsa një i katërt është në arrati. Hetuesit thanë se 1,5 ton nga kokaina ishin ndarë në pako dhe ishin bërë gati për t’u transportuar jashtë vendit.

Autoritetet thanë se kjo është sasia më e madhe e drogës që kapet në territorin kolumbian, megjithëse janë kapur sasi më të mëdha në det. Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos përgëzoi policinë për punën e saj, duke konfirmuar se bëhej fjalë për ngarkesën më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vend.

/tvklan.al