Queen, një prej grupeve me ikonike në historinë e muzikës botërore, pas klasifikimeve dhe stadiumeve po behet gati të pushtojë edhe kinematë.

Është publikuar traileri i ri i biografisë së shumëpritur, i cili tregon detaje që nga njohja e merkurit me Roger Taylor e Brian May e deri tek suksesi planetar.

Ngjarjet rrjedhin deri në vitin 1985, viti i diagnostikimit të tij me AIDS që do ta çojë në mënyrë të pashmangshme drejt vdekjes, por jo para performancës së paharrueshme në koncertin Live Aid.

Merkuri interpretohet nga Rami Malek, kurse zëri në film do të jetë një miks mes zërit origjinal të Freddy Mercury dhe atij të këngëtarit kanadez Marc Martel.

Filmi do të dalë në kinema më 24 Tetor në Londër për t’u shfaqur më pas në të gjithë botën.

Tv Klan