Ish-kapiteni  i Kombëtares, Lorik Cana rrëfeu gjatë emisionit “Xing me Ermalin” se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes së Kombëtares.

Cana tha se lojtarët e kombëtares përveç, Mërgim Mavrajt, rrëfejnë aventurat me femrat, bëjnë dush pa të brendshme dhe flasin edhe llafe të pista.

Por, pyetjes së sikletshme se cilit nga futbollistët mban erë djersë edhe pas dushit, Cana evitoi të thotë emra.

“Të them të drejtën ata janë shumë të kujdesshëm dhe unë nuk dalloj asnjërin prej tyre”, tha Cana.

https://www.youtube.com//embed/wIKDGttcaE8

Cana tregon projektin e radhës pas largimit nga sporti

Pas largimit nga futbolli profesional, Lorik Cana rrëfeu në “Xing me Ermalin”, projektin me të cilin po merret aktualisht.

Cana tha se këto muaj po i shfrytëzon për programin e fondacionit “Lorik Cana 5”, që promovon sportin.

“Tani po kaloj edhe pak kohë në Shqipëri meqenëse jam akoma në qendër të vëmendjes se më vonë del nga vëmendja tej normales. Po i shfrytëzoj këto muaj për programin e fondacionit tim “Lorik Cana 5” që promovon sportin dhe kulturën tonë. Programin e parë e kemi me fëmijë të vegjël. Shkojmë në kopshte publike dhe i ndërtojmë një mini-fushë sportive ku fëmijët të kenë mundësi të praktikojnë sportin. Një fëmijë që rritet me vlerat e sportit rritet me vlerat më të mira”, tha Cana.

https://www.youtube.com//embed/iBHgJFyi-AQ

Cana flet për trajnerin Christian Panucci 

Lorik Cana vlerësoi sot përmes emisionit “Xing me Ermalin”, trajnerin e ri të Kombëtares Christian Panucci.

Ish-kapiteni tha se pavarësisht vështirësive, kombëtarja ka qenë në nivel të mirë dhe sipas tij Panucci e ka marrë punën me shumë dëshirë dhe po aktivizon lojtarë të rinj.

“Këto ndeshjet që kam ndjekur më ka pëlqyer, përfaqësuesja edhe pas ka patur vështirësi pas ikjes së Gianni de Biasit duket në formë. Christian Panucci besoj se e ka marrë punën me shumë dëshirë, po aktivizon lojtarë të rinj, ka idetë e veta dhe nuk i pëlqen të kopjojë të tjerët”, tha Cana./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/_8xx8ZVJnvk