Në prag të celebrimit të 20-vjetorit të “Opinion”, autori dhe gazetari, Blendi Fevziu ka treguar sot në “Rudina” detaje nga emisioni.

Fevziu zbuloi disa prej të ftuarve të cilët kanë pranuar të rikthehen nesër në “Opinion”. Në mesin e tyre janë emra si Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Bexhet Pacolli etj.

Gazetari tha se ditën e nesërme do të mbajë veshur karvatën e emisionit të tij të parë, të transmetuar në gusht të 1997.

Emisioni i ditës së enjte do të mbahet përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, në ambient të hapur dhe do të kenë mundësi ta ndjekin edhe qytetarët./tvklan.al