Check – in është emisioni më i ri që nisi këtë të shtunë në Tv Klan. Emisioni i realizuar nga gazetarja Dorjana Daka dhe agjentja e turizmit Albana Nanaj, do të sjellë për publikun një cikël dokumentarësh me udhëtime në vende të ndryshme të botës.

Aventura e parë është Madagaskari, një destinacion i largët, por që tashmë është shtuar në fluturimet e “Turkish Airlines”. Madagaskari është ishulli i katërt më i madh në botë, ku 90% e faunës dhe florës është origjinale.

Sapo të mbërrini në ishull, vizën e merrni në aeroport për 35 Euro. Albana dhe Dorjana na sugjerojnë gjithashtu që në aeroport të këmbeni paratë në monedhën vendase, Ariar. 1 Euro këmbëhet me 4 mijë Ariar.

Nëse ke ndarë mendjen për të bërë turistin në Magadaskar, e vetmja mënyrë është ajo e organizuar. Nuk do t’ju këshillonim thjesht të prisnit biletën dhe të niseshit pa e ditur çfarë ju pret.

Albana Nanaj:

Sapo zbritëm u ndje afshi i nxehtë. Ndihet që jemi në Afrikë. Për fat ka ca re tani në këtë moment. Do të kemi fatin të provojmë diçka emicionuese”.

Dorjana Daka:

“Në fakt të kujtosh si klimën edhe si temperaturën ato ditët e nxehta të Korrikut kur shërbimi sinoptik thotë po kalon një afsh i nxehtë afrikan”.

Ato shoqërohen në Madagaskar nga një grua vendase e cila flet italisht. Ajo do të shërbejë si guidë e Albanës dhe Dorjanës gjatë udhëtimit të tyre në ishull.

Destinacioni i parë për të vizituar në Madagaskar, është Parku Kombëtar i Antansives, ku gjendet Lemuri, një specie unike me 60 lloje të ndryshme në të gjithë ishullin.

Dhe sikurse ndodh në të tilla udhëtime me bimësi të dendur, Albana pësoi një incident të vogël.

Albana Nanaj: “

Gërvishta pak këmbën, po mirë që kisha çantën Hartmann dhe u mjekova vet shpejt e shpejt. Çanta e ndihmës së shpejtë, shumë efektive në këtë rast”.

Dorjana Daka:

“Sepse Hartmann është produkt gjerman me cilësi”.

Albana Nanaj: 

“Është mirë ta marrim në çdo udhëtim çantë Hartmann, sepse duhet ndihma e shpejtë në çdo rast”.

Dorjana Daka:

“Dhe është kompania gjermane numër 1 në botë për të gjitha materialet e ndihmës së shpejtë sepse ka brenda gjithçka që na duhet në një aksident ose incident larg një poliklinike apo ambulance. Gjithçka që të duhet për një udhëtim të rrezikshëm, është brenda kësaj çante”.

Megjithatë, udhëtimi vazhdon. Gjatë ekspeditës në pyll, përpara tyre shfaqen edhe krokodilë, 143 të tillë që gjenden në buzë të lumit. Kjo hapësirë është e rrethuar me gardh dhe rekomandohet që të mos e kapërceni.

Më në fund, Dorjana dhe Albana arrijnë të takojnë Lemurin, banorin më të vjetër dhe më të veçantë të pyllit. E gjithë kjo mrekulli e natyrës, është pjesë e një pakete turistike, që përveç xhunglës të ofron edhe një qëndrim shumë komod në një resort ngritur në mes të pyllit, në zemër të gjelbërimit. Një lozhë tipike afrikane, por shumë luksoze, ku mund të qetësoheni dhe të provoni gatimet vendase.

Pjata tradicionale e Madagaskarit është Romazava. Ekspertja e udhëtimit, Albana Nanaj na shpjegon kushtet e këtij resorti që ndodhet në mes të pyllit. Dhomat me të gjitha kushtet, ushqimin e përfshirë në paketë, madje ka edhe pishinë. Për të rezervuar një dhomë në këtë hotel, duhet ta bëni 6-7 muaj para.

Pas xhunglës, është momenti për të shkuar drejt kryeqytetit. Banorët janë të qeshur dhe paqësorë. Në zonat rurale, ata merren më së shumti me kultivimin e orizit. Banania është një tjetër frut që e gjen kudo në Madagaskar.

Madagaskari quhet ndryshe edhe ishulli i kuq, për shkak të tokës si të përgjakur për shkak të qerpiçit. Aq shumë qerpiç ka në ishuj, sa edhe ngjyra e lumenjve është e përskuqur. Një mjet tjetër transporti për banorët është treni, jo shumë i rekomandueshëm për turistët.

Madagaskari ka pjesën e dukeshme dhe atë të padukshme. Atë mistike me besëtytni dhe zakone që janë trashëguar brezë pas brezi dhe vazhdojnë të ndiqen edhe sot.

Nëse shkon diku për herë të parë, duhet patjetër të hysh me këmbën e djathtë.  Antananarivo ose Tana, është qyteti më i madh i vendit dhe ndodhet në një lartësi 1280 metra mbi nivelin e detit. Ky qytet është i ndarë në tre pjesë; zona e ulët, zona e mesme dhe zona e lartë. Nga ballkoni i Pallatit Mbretëror, duket gjithë pjesa e sipërme e qytetit, që është edhe zona ku jetojnë fisnikët dhe pasardhës të Mbretërve.

“Gjatë qëndrimit tonë këtu, më ka bërë shumë përshtypje që ushqimi kushtonte vërtetë pak. Me 4-5 deri në 7 Euro, dhe në hotelet ku qëndronim kishte një vakt me të gjitha të përfshira. Një paketë tjetër e rëndësishme është egërsia e ishullit Madagaskarit me ishujt e tjerë, Maurisius dhe Seishel, që janë të vegjël por janë parajsa tokësore në Oqeanin Indian. Dhe këtu paketa shkon mbi 2 mijë Euro. Por, t’ju them të drejtën ia vlen”.

/tvklan.al