

Video/ Cigarja elektronike i shpërthen në xhep
Kamerat e sigurisë brenda një dyqani në Kaliforni kanë kapur momentin dramatik kur një cigare elektronike shpërthen brenda në xhepin e një klienti.
[video width="640" height="360" mp4="https://tvklan.al/wp-content/uploads/2018/08/640x360_MP4_2961201390704347193.mp4"][/video] Mohamad Abdihdy 24 vjeç, po kontrollonte një televizor që po blinte brenda një dyqani HDTV Outlet në Anaheim të shtunën kur ndodhi shpërthimi.
Daily Mail
. Abdihdy u kap në kamera duke u përpjekur dëshpërimisht të largonte zjarrin ndërsa vrapoi në një tualet për të shuar flakët. Ai tha për NBC se ndjeu një tronditje në xhep kur cigarja e tij elektronike filloi te digjej.“Me pak fjalë, ajo shpërtheu në xhepin tim”
, tha Abdihdy. Për fat të mirë, plagët e shkaktuara nga zjarri nuk ishin të rënda dhe ai u trajtua në një farmaci pranë dyqanit të televizorëve./tvklan.al